Arrestohen edhe 4 persona të involvuar në prostitucion

Si rezultat i vazhdimit të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucionit, me datë 24.08.2016, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në këtë rast Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Pejë ka realizuar një operacion policor në një lokal afarist i cili ndodhej në rajonin Klinës, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me prostitucion.

Personat e dyshuar janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion Neni 241”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion Neni 242” dhe “Marrje me Prostitucion 03L-142 neni7”.

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë:

  1. L. B.  (1991)  (M )Sh/Kosovar
  2. K. T.  (1985)  (M) Sh/Kosovar
  3. E. B.  (1998)   (F) Sh/Kosovare
  4. L. I.    (1986)  (F) Sh/Kosovare

Të dyshuarit nën nr. 1 dhe 2 me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar në mbajtje për 48 orë deri në procedim të mëtutjeshëm, ndërsa personat nën nr. 3 dhe 4 janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo tjetër  Si në verë- temperaturat arrijnë deri 30 gradë!