Arrestohen dy persona të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes në qendrën komerciale “Albi Mall” në Prishtinë (Foto)

Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të njësiteve relevante policore, duke përfshirë hetuesit policor të DRP-Prishtinë, është arritur që të identifikohen dhe njëherit të ndalohen dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rastin e vrasjes së rojës së sigurimit në qendrën komerciale “Albi Mall” në Prishtinë.
Fillimisht me datë 07.04.2015, është arritur që të arrestohet i dyshuari i parë i përfshirë në këtë, të cilit me vendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit, për të vazhduar me hetime të mëtutjeshme policore.
Ndërsa me datë 08.04.2015 rreth orës 23:45 minuta, është identifikuar dhe intervistuar edhe personi i dytë i dyshuar, i cili në prezencën e avokatit mbrojtës ka pranuar se është përfshirë në rastin e vrasjes në fjalë, dhe me vendim të prokurorit të Departamentit të Krimeve të Renda, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Njësitet policore në vazhdimësi të punës hetimore, kanë realizuar disa bastisje, ku në cilësi të provës materiale kanë arritur të konfiskojnë një armë e të fshehur në tokë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast si dhe disa dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Policia e Kosovës me njësitet e saja policore, po vazhdon me hetime intensive drejt zbardhjes në tersi të këtij rasti, ku është në kërkim edhe të një personi tjetër të dyshuar.

Displaying 5.JPG

Displaying 8.JPG

Displaying 17.JPG