Arrestohen 20 persona të dyshuar, brenda 24 orëve

Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.
                                  RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET  KRIMINALE
 
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Drenas 04.04.2015-13:35.Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull/K/Shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë viktimën mashkull/K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me Prokurorin është ndaluar  në mbajtje. Rasti nen hetime.
POSEDIM ILEGAL I ARMES
Rr. Bill Klinton, Prishtine 04.04.2015 – 23:15. Policia ka ndaluar një veture te llojit BMW me targa RKS, gjate kontrollit brenda ne veture ne posedim te dyshuarit mashkull K/Shqiptar (pasagjerit te veturës) eshte gjetur dhe konfiskuar nje arme e llojit CZ M-57  7.62 mm , një karikator me 9 fishek. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari  lirohet ne procedure te rregullt. Rasti nen hetime
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Tërnavë ,Podujevë (NN) 04.04.2015-10:30. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar derisa ishteduke drejtuar veturën e tij , nga pakujdesia e  ka godit një fëmijë mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK  për tretman mjekësor.
 
                                           RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET  KRIMINALE
 
 
Raport shtesë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Viti- Kllokot, pompa “Modeli Petroll”  19.12.2014 19:20. Raportohet se pas zhvillimit te hetimeve me 04.04.2015-09:45 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar ,si i dyshuar kryesor për veprën penale vrasje në tentative  dhe i njëjti pas intervistës në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Gjilan 03.04.2015-13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
 
                    RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET  KRIMINALE
 
NGACMIM
Kaçanik  04.04.2015 – 21:00.  Ankuesja femër K/Shqiptare raporton se dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptar e kane ngacmuar  ne rrjetin social Facebook duke  i thënë  se nëse nuk del me u taku  me ta ,  te njëjtit do t’ia publikojnë ne Facebook  disa foto te saja te modifikuara. Policia ka ndaluar te dyshuarit te cilët pas intervistimit me vendim te prokurorit  lirohen ne procedure te rregullt.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 
Asgjë  për  të raportuar
                           RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET  KRIMINALE
 
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Grazhdanik ,Prizren 04.04.2015-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore . Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
 
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr.Wesly Clark, Prizren 04.04.2015-08:05. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar derisa ishte  duke drejtua veturën e tij , nga pakujdesia e  ka godit viktimën mashkull  K/Shqiptar i cili ishte në biçikletë.  Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar  për trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin e Prizrenit.
                          RAJONI I PEJËS
INCIDENTET  KRIMINALE
 
 
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Zahaq, Pejë 04.04.2015-17:15.Raportohet për një mosmarrëveshje në mes të tre të dyshuarve meshkuj K-shqiptar si dhe viktimës mashkull K-shqiptar. Njëri nga tre të dyshuarit është arrestuar pasi që i njëjti e ka sulmuar viktimën duke hedhur gurë dhe copëz druri në pjesën e shpinës së viktimës  me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti nen hetime
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER
Junik 04.04.2015-08:45. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar ka vërejtur një mjet të dyshimtë të pa shpërthyer të llojit predhë minahedhës 82 mm. Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësit FSK-së ka  bëre  asgjësimin e mjetit pa ndonjë incident.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 04.04.2015-09:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata  është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pejës.
                                                                                                
 
                         RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET  KRIMINALE
 
 
Asgjë  me rëndësi  për  të raportuar.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Nënë Terezë ,Gjakovë (DM:537-925) 04.04.2015-14:32. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij , nga pakujdesia e ka goditur  një këmbësor mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar  në spitalin Rajonal të Gjakovës dhe pastaj në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me Prokurorin është ndalur  në mbajtje.
 
                                   RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET  KRIMINALE
 
MBAJTJE NE PRONESI KONTROLL SHFRYTEZIM I  PA AUTORIZUAR I ARMES
Rruga Shote Galica, Vushtrri 04.04.2015 – 10:00. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili  kishte shtënë  ne ajër  me arme zjarri . Arma e përdorur me rast e  llojit Pistolete  7.65 mm dhe një karikator me  katër fishek  janë   konfiskuar. Me vendim te prokurorit i dyshuari  pas intervistimit lirohet ne procedure te rregullt.
 
POSEDIM ILEGAL I  NARKOTIKËVE
  • Rr .Ukshin Kovaçica (NN) 04.04.2015-19:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi  që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike me peshe rreth 1.16 gram . Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet rasti shkon në procedurë të rregullt.
  • Rr. Adem Voca, Mitrovice 04.04.2015 –  22:30. Policia ka ndaluar një  veture te llojit Shkoda te cilën ka qene duke e ngasur i dyshuari mashkull K/Shqiptar , gjate kontrollit brenda ne veture janë  gjetur  dhe konfiskuar  10 qese me narkotike si dhe 29 fara për  mbjellje te kanabis satives. Pesha e narkotikeve arrin  6.23 grm.  Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
  • Rr. Adem Voca, Mitrovice 04.04.2015 –  22:30. Policia ka ndaluar një  veture te llojit Golf  te cilën ka qene duke e ngasur i dyshuari mashkull K/Shqiptar , gjate kontrollit brenda ne veture janë  gjetur  dhe konfiskuar  13 qese me narkotike ne posedim te dyshuarit mashkull K/Shqiptar(vozitësit te veturës)  ndërsa ne posedim te pasagjerit mashkull K/Shqiptar janë  gjetur  48 qese me narkotike. Pesha e narkotikeve arrin  53.77 grm.  Me vendim te prokurorit te  dyshuarit  dërgohen ne mbajtje.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë  për  të raportuar
 
                                  RAJONI I MITROVICËS – VERI
 
INCIDENTET  KRIMINALE
 
ZJARRËVËNJE
Zveçan 04.04.2015-01:10. Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një veture të cilën e ngiste  një mashkull K/Serb. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, perderisa njesitet policore jane duke hetuar rastin.
 
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 
Asgjë  për  të raportuar
 
                         POLICIA KUFITARE
 
INCIDENTET  KRIMINALE
 
Asgjë  me rëndësi  për  të raportuar
 
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 
Asgjë  për  të raportuar
                       STATISTIKAT  E  PERGJITHESHME
Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
011
Aksidente pa të lënduar
028
Tiketa trafiku të shqiptuara
800
Arrestime
020 
Në mbajtje
014