Arratiset një person nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë

Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti rreth orës 18:00 min, ishte arratisur nga qendra Korrektuese e Smrekonicës  ku ishte duke vuajtur dënimin lidhur me një raste “Vjedhje e Rëndë”.

Pas informatës në aktivizim të planit operativë nga njësitë policore është ndaluar një veturë me targa lokale në të cilën është gjetur si pasagjer dhe është arrestuar i arratisuri.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është kthyer në vuajtje të dënimit.