“Armiqësia” PDK- LDK lë nxënësit pa libra

Nxënësit e shkollave fillore nuk do t’i marrim librat falas prej shtatorit, siç ndodh tash e disa vite.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se Ministria e Arsimit nuk ka buxhet për të mbuluar librat për të gjitha klasat e ciklit fillor, derisa marrëdhëniet e ngrira të ministrit që vjen nga PDK me kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa, kanë bërë që Ministria të mos kërkojë buxhet shtesë për këtë çështje.

Kësisoj, mungesa e librave për filloristët pritet të jetë dëmi i radhës nga mungesa e formimit të institucioneve.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Arsimit për këtë çështje, por ata nuk janë përgjigjur.

Në Ministrinë e Financave kanë thënë se nuk janë informuar nga Ministria e Arsimit për mungesë fondesh për t’i pajisur të gjitha klasat e nivelit fillor me libra, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. /Telegrafi/