Arianit Koci akreditohet nga Haga si avokat për Gjykatën Speciale

Avokati Arianit Koci është akredituar nga Gjykata Speciale për të mbrojtur të akuzuarit që do të ndiqen nga kjo gjykatë. Lajmin e ka konfirmuar vet Koci për Indeksonline.

“Po kam marr përgjigje pozitive nga Haga dhe unë do të jem në mesin e avokatëve tjerë të akredituar nga kjo Gjykatë”, ka thënë Koci.

Dhomat e Specializuara kishin shpallur ftesën për avokatët në fund të vitit të kaluar që do të mbrojnë të akuzuarit potencialë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të aplikojnë për akreditim pranë këtij institucioni.

Zyra për shtyp e këtij institucioni ditë më parë kishte bërë të ditur për “Indeksonline” se është një numër i madh i avokatëve nga kombësi të ndryshme që kanë paraqitur kërkesën për akreditim.

“Procesi i pranimit në listën e avokatit është një proces i hapur, nuk ka ndonjë afat specifik për aplikim. Një numër aplikimesh janë pranuar deri tani nga avokatët e kombësive të ndryshme”, është thënë në përgjigje.

“Lista e Avokatëve do të jetë në dispozicion në faqen tonë në një fazë të mëvonshme. Procesi i pranimit në Listën e Mbrojtësve është një proces i hapur, pa afat të përcaktuar për dërgimin e kërkesave. Deri tani është pranuar një numër kërkesash nga avokatë nga shtete të ndryshme”, thuhej në përgjigjen e Gjykatës Speciale dhënë për Indeksonline.

Lexo tjetër  Pas 12 vjetësh kupton se nuk e kishte varrosur të plotë trupin e të atit të zhdukur në luftë