“Arena Kombëtare” po merr formë (FOTO)

“Arena Kombëtare” vazhdon të formësohet. Punimet në kantierin më të madh të futbollit shqiptar vazhdojnë me ritme të kënaqshme.

FSHF po ndjek vazhdimisht ecurinë dhe situatën në kantier, në të cilin aktualisht në sektorë të veçantë puna ka kaluar pritshmëritë. Punimet në të gjithë hapësirën e betonit dhe konstruksioneve metalike ka kaluar më tepër se gjysmën.

Ndërkohë, edhe tribunat po marrin formë me shkallët dhe mbulesën e plotë. Thuajse kanë përfunduar punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa pritet të nisë shumë shpejt edhe puna për fushën.

Lexo tjetër  Reprezentuesi i Kosovës ndihmon fëmiun e sëmurë nga Podujeva (foto)