Arben Gashi i përgjigjet Haradinajt: S’ke qenë te amerikanët kur kemi fol për ushtrinë

Deputeti i LDK’së Arben Gashi e ka këshilluar kryeministrin Haradinaj që të mos përdorë gjuhë ofenduesei në Kuvend. I thotë se retorikën e ka ‘Dukagjinqe’.

“Retoriken e ke dukagjinqe e për tjerat kam qenë dëshmitar kur është diskutu çështja e ushtrisë.

Ti ske qenë prezent, ajo qa po thu është e pasaktë, jam i gatshëm më ta dëshmu.

Fjalët ofenduese nuk janë në gjuhë parlamentare dhe të këshilloj edhe une ndaq dukagjinqe”, tha Gashi në seancë.

Ky reagim i Gashit erdhi pasi Kryeministri Ramush Haradinaj  e akuzoi sot LDK’në se në ambasadën amerikane kishin refuzuar t’i japin një mandat serbëve dhe nga kjo kishin lënë Kosovën pa ushtri./Express

Lexo tjetër  Puna gjatë natës të mplak trurin