Arben Bajraktaraj nominohet për aktorin më të mirë në festivalin amerikan

Emri i filmit përkon me ngjarjen. “Lapsus” sjell një lapsus vizual për shikuesin.
Në 30 minuta, ky film trajton një ngjarje që shikuesin e vë në dyshim nëse ndodh vërtet apo është imagjinatë e personazhit kryesor, Terryt.
E Terryn e portretizon aktori i njohur shqiptar, Arben Bajraktaraj, i cili është nominuar për aktorin më të mirë në kategorinë e filmit të shkurtër në festivalin “Macabre Faire Film Fest”. Në këtë garë janë edhe pesë aktorë të tjerë.
“Lapsus” është film i regjisorit francez, Karim Ouraet, i cili bashkë me Julien Diris ka shkruar edhe skenarin. /koha/
 
Loading...