Arabia Saudite bëhet gati për luftë me Iranin

Marrja e punëve të mbretërisë në dorë nga princi i kurorës nga Muhamed bin Salman po sjell një ridimensionim të plotë të raportit të Arabisë Saudite me qytetarët e saj si edhe rajonin.

Ndërkohë që ka hapur një luftë disa vjeçare tashmë në Jemen, Muhamed bin Salman është i bindur për të rritur rolin e Arabisë Saudite në rajon duke piketuar si kundërshtarin kryesor Iranin që është në kërkim të armëve bërthamore.

Nisur nga kjo, ai ka nisur një program riarmatimit të Arbisë Saudite me kontrata miliardëshe me SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku sëfundmi ka porositur 50 avionë të avancuar “Typhon”.

“Typhon” është një prodhim europian me pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Spanjës, Francës dhe Italisë.

Kohët e fundit janë shtuar zërat për një luftë të madhe që po përgatitet në Lindjen e Mesme, e cila do të sjellë edhe rindarjen e influencave në të pas luftës shtatë vjeçare tashmë që ka shpërthyer në Siri.

 

 

Lexo tjetër  Si u arratis nën ‘hundën’ policisë vrasësi i mjekut në Shkodër? (Video)