Arabi Saudite: Mbi 200 të arrestuar për korrupsion që arrin 100 miliardë dollarë

Mbi 200 persona u arrestuan në Arabinë Saudite në kuadër të një aksioni kundër korrupsionit të paprecedentë, që po zhvillohet në mbretëri, duke shënjestruar princa, ministra dhe siprëmarrës, njoftuan të enjten zyrtarë të Riadit.

“Gjithsej janë thirrur 208 persona për hetim, deri tani. Nga këta 208 persona, 7 janë lënë të lirë. Shtrirja e veprimeve të zbuluara të korrupsionit është shumë e madhe”, njoftoi prokurori i përgjithshëm i mbretërisë në një komunikatë.

“Shumat në total nga këto veprime arrijnë 100 miliardë dollarë në rreth 10 vite”, sipas të njëjtave burime, të cilat flasin për një hetim që ka filluar para 3 vitesh.

Autoritetet kanë ngrirë të gjitha llogaritë bankare të së dyshuarve duke paralajmëruar se të gjitha asetet, që janë të lidhura me afera korrupsioni, do të konfiskohen në përfitim të shtetit. /ATSH