Apple Watch prej qershorit del në shitje!

Edhe pse nëse shkoni në njërën prej shitoreve të Apple mund ta shihni orën e mençur të kompanisë, atë nuk do të mund ta bleni – ende.

Ndërkohë, sipas një lajmi që vjen nga drejtori general i Apple – Tim Cook, që nga qershori i këtij viti, ora e parë e mençur nga Apple del në shitje.

Deri tani, Apple ka pasur probleme me sigurimin e njësive të mjaftueshme të pajisjes së re, mirëpo tani duket se kjo çëshjte do të zgjidhet.

Komentet e Cook janë raportuar nga 9to5Mac, gjatë udhëtimit të tij të fundit në Kinë.

Në anën tjetër, klientët që tashmë posedojnë Apple Watch, së fundi kanë marrë përmirësimin e parë të softuerit, i cili ka përmirësuar shpejtësinë e pajisjes, saktësinë dhe sensorët e ndjekjes.