Apple kompania me e suksesshme në histori

Të gjithë e dinë se Apple pati një tremujor tepër të suksesshëm gjatë hedhjes në treg të dy produkteve të saj më të reja iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Por është e vështirë të arrish të perceptosh vlerën e Apple pa i hedhur një sy shifrave konkrete. Shifrat kanë treguar që Apple nuk është kompania më e suksesshme tani për tani por është më e suksesshmja në të gjithë historinë e teknologjisë. Nuk e besoni këtë? Ja 11 prova që e vërtetojnë më së miri këtë gjë:
Apple është kompania më me vlerë në botë. Gjatë raportit më të fundit kjo kompani u vlerësua me 728.35 miliard dollar. Kjo shifër përbën dyfishin e vlerës të kompanisë së dytë më me vlerë Exxon Mobile. Por disa ekspertë nuk bien dakort me këtë vlerësim. Investitori dhe aktivisti Carl Icahn mendon se Apple është nënvlerësuar dhe vlera e saj reale arrin shifrat e 1.25 trilion dollar.
Apple është marka më me vlerë në botë. Në bazë të karakteristikave të ndryshme bëhet dhe renditja e markave më me vlerë. Për shembull The Forbes liston markën e Apple dyfish më të vlerësuar se Microsoft dhe shumë më shumë se Google.
Apple bën më shumë para se çdo kompani tjetër. Së fundmi të ardhurat e Apple u raportuan në 74.6 miliard ndër të cilat 18 miliard përbënin fitimin brenda një tremujori. Padyshim që është fitimi më i madh që ka pasur ndonjë kompani deri më sot. Burimi më i madh i parave është iPhone. Në tremujorin e fundit, në një treg që përfshin qindra llojë smartfonësh, produktet e Apple përbënin 93% të tregut.
Problemi i fluksit monetar të Apple është se ajo nuk shpenzon aq sa duhet. Të ardhurat prej 178 miliard dollar të Applë mjaftojnë e teprojne për të blerë cdo kompani prodhimi makinash në Amerikë. Shumica e këtyre parave mbahet në Irland. Por sigurisht që gjithë këto para nuk mund të përdoren apo tu kthehen investitorëve nëqoftëse nuk paguhen taksa dhe Apple urren ta bëjë këtë gjë.
Apple ka mundur gjithë rivalët e saj. Kjo kompani gjithmonë është njohur për një rivalitet të ashpër. Në vitet e para Apple konsumoi përpjeket e saj për të konkuruar Microsoft. Më pas Jobs vendosi ti kundërvihej Google. Së fundmi Apple është përballur fort me Samsung përsa i përket dizajnit, patentave dhe pjesës së tregut. E si përfundim Apple ka dalë gjithmonë fitimtare. Sot Apple vlerësohet shumë më shumë se sa Microsoft dhe Google. Ajo që është vënë re kohët e fundit është se Microsoft ka ofruar mbështetje për platformës iOS përsa i pëket paketës Office dhe produkteve të tjera. Dhe IBM po punon mbi disa projekte të përbashkëta me Apple. Ndërkohë Samsung vazhdon akoma me qëndrimin e kundërshtarit ndaj Apple.
Apple shtrihet në kampuse të rregullta e efektive. Shumë njerëz nuk do dëshironin të punonin në një mjedis të zymtë, monoton e të mërzitshëm sic janë kampuset e Apple por emri i Apple i shtyn të gjithë drejt saj. Ajo ka kampuse kudo nëpër shtetet më të fuqishme të botës ku punojnë me mijra punonjës. Ato njihen për format e vecanta të dizajnit. Së fundmi kompania ka aplikuar në këto kampuse dhe energjinë diellore për të qënë miqësore ndaj mjedisit.
Apple pothuajse ka zgjidhur problemin e vjedhjes së smartfonit. Këtë javë mësuam se falë opsionit ‘Activation Lock’, vjedhjet e iPhonit janë ulur me 50% në Londër, 40% në San Francisco dhe 25% në New York. Kur është hera e fundit që keni dëgjuar se teknologjia ka ndikuar në uljen e krimeve?! Quheni këtë si një sukses të madh për Apple.
Platforma iOS e Apple regjistron numrin më të madh të aplikacioneve. Dyqani virtual i Apple ka tërhequr një numër të madh zhvilluesish të aplikacioneve. Aktualisht në App Store ekzistojnë rreth 1.21 milion aplikacione. Së fundmi kompania po bashkpunon me Pinterest për të sjellë ato që quhen ‘App Pins’. Kjo do të thotë që përdoruesit e Pinterest mund të shkarkojnë aplikacionet që duan direkt nga Pinterest. App Pins i bën aplikacionet më të zbulueshme dhe sociale.
Apple ka zgjidhur problemin me Kinën. Shteti me popullsi më të madhe në botë, Kina përbën dhe pjesën më të madhe të tregut të Apple. Kinezët janë popullsia që preferon më shumë iPhonët ndër produktet e kompanive të tjera si Huaëei, Lenovo, Xiaomi, Oppo, Zoto etj. Ky treg dominohej fillimisht nga Samsung por kjo gjë ka ndryshuar me ritme të shpejta. Cdo ditë e më shumë po bëhet e vështirë për cdo kompani tjetër të konkurojë në tregun kinez.
Apple do të dominojë dhe tregun e aksesorëve inteligjent. Deri më tani kompani të ndryshme duke filluar që nga Pebble, LG, Samsung e Google kanë sjellë në treg produkte inteligjente, disa prej të cilave kanë rezultuar të suksesshme. Por ky sukses ka ndodhur sepse Apple akoma nuk ka lancuar orën inteligjente të shumëpritur Apple Watch. Me ardhjen e kësaj ore në treg në muajin prill me siguri kjo pjesë e tregut do të tronditet. JP Morgan ka parashikuar se Apple do të shesë 26 milion Apple Watch gjatë vitit të parë të lancimit.
Apple po i ofron mundësi të reja bizneseve me anë të Apple Pay. Për vite me radhë kompanitë si Google janë përpjekur ti ofrojnë konsumatorit një sistem efektik pagesash por nuk ja kanë dalë. Deri në momentin kur u shfaq Apple Pay që duket se po mbizotëron në tregun amerikan. Celsi i suksesit të Apple Pay qëndron tek përshtatshmëria. Mjafton të afrosh iPhonin pranë një pajisje NFC dhe pasi të identifikoheni me shenjën e gishtit pagesa kryhet automatikisht. E gjitha kjo është e mundur në sajë të ultra sensorëve që njohin shenjën e gishtit. Në vitet e ardhshme pritet një përdorim masiv i Apple Pay dhe do të kthehet në një biznes më të suksesshëm se vet iPhoni. (PCWorld Albanian)