APOTHEOZA

APOTHEOZA 11 prill 1999
Bombardimet janë intensifikuar aq shumë sa që nuk kam kurrfar interesimi ta koncentrojë më vemendjen time në këtë fushatë mirëpritëse nga popullata shqiptare. Hetojë se friga na ka kapluar të gjithëve në rrugë, presim dhe vetëm presim “trokitjet” paralajmëruese të paramilitarëve serb?! Friga na mbanë të gjithëve në një presion absurd. Ngase, “trokitjet” shqetësuese (pagëzimi im, për “vizitat” e paramilitarëve serb!) disi janë një paralajmërim i sigurt për largimin tonë të dhunshëm nga Kosova, ose edhe plaçkitjen paraprake, që sot është bërë një dukuri normale në Prishtinë e gjetiu në Kosovë! RRYMA ËSHTË NDALUR PRAP!
Problemet që mund të na i sjellë ajo, janë të shumta, sidomos ato të natyrës së ushqimit, i cili shumë vështirë këtyre ditëve mund të gjendet në furrat e shkatrruara të Prishtinës.
Mirëpo, meqë kam siguruar 5o (pesëdhjetë) kg. miell, për këtë moment nuk bajë edhe aq shumë gajle. Të shohim. I frigohem, sidomos ndonjë fushate të organizuar të paramilitarëve, që miellin mos ta përdorin si “pretekst” të mirë, për për të hyrë nëpër shtëpit shqiptare. Sepse, sipas ca informacioneve nga Vranjevci, koncentrimi i mbi 1oo kg.miell është përdorur si “pretekst”, i bastisjes, maltretimit, plaçkitjes, e besa edhe vrasjeve të ndryshme. Që në këtë pjesë të qytetit, për këtë moment janë shumë enigmatike, edhe për shkak se andej, njeriu mund të has vetëm aty këtu ndonjë njeri të gjallë, që ende fshihet nëpër podrumet dhe bunkerët e ndryshëm.
Ne në “Payton”, shtëpitë që kemi mbetur ende, me një marrëveshje dhe konsenzus të përgjithshëm, kemi vendosur që për hirë të mos ekspozimit të ndonjë rreziku eventual, të gatuajmë. E njëkohësisht, për të ruajtur miellin e mbetur, ngandonjëherë jemi marrur vesh të blejmë aty ku kemi mundësi dhe ku kemi informacione se do të gjejmë. Për këtë ta quaj “sektor” të rëndësishëm për ne të gjithëve në lagje kemi ngarkuar: Hanin, Bacën Fejzë, dhe Nazlinë,
të cilët i kanë edhe zëvendësit e tyre. Buka, në këto ditë të vështira të luftës për mbijetim fizik është bërë “Apotheoza” qendrore e preokupimeve tona. Supozoj, se edhe për një muaj, e ndoshta edhe më tepër nuk do të kemi probleme të kësajë natyre shumë të rëndësishme. Kur e them këtë, i kamë parasysh edhe rezervat që i disponon mixha Shaban, që sillen me qindra kilogram, në tavanin e tij të kamufluar mirë.
Nesër ” GJENERATA” 12 prill, 1999