Anëtarët e trupit ad- hok për medie nuk arrijnë marrëveshje për anëtarin e pestë

Komisioni i përkohshëm ad-hok në takimin e djeshëm nuk ka arritur konsensus për emërimin e anëtarit të pestë, njoftuan mediet e Shkupit.

Anëtarët e trupit ad- hok në seancën e djeshme duheshin të zgjedhin anëtarin e pestë, që të mund të funksionoj ky trup.

Siç qëndron në Kodin zgjedhor, anëtari i pestë duhet të jetë shqiptar dhe ai të zgjidhet përmes konkursit publik.

Trupi ad- hok pritej të formohet deri më 19 gusht, por për shkak se ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe Ligjin për media u publikuan në “Gazetën zyrtare” me vonesë prej katër ditëve, për aq ditë u prolongua formimi i tij.

Slagjana Dimishkova, Cvetin Çilimanov, Goran Tërpenovski dhe Lubomir Kostovski janë katër anëtarët e trupit ad-hok që i propozuan partitë dhe ata me konsensus duhet ta zgjedhin anëtarin e pestë.

Meqë katër anëtarët nuk arritën pajtueshmëri për personin e pestë, pritet që për të të vendoset me presion, madje edhe me propozim të faktorit ndërkombëtar, i cili i mbikëqyr proceset politike në vend.

Lexo tjetër  Reperi i njohur shqiptar: Jetën e jap për Ramush Haradinajn (Foto)