Ancelotti: Unë jam fajtori për humbjen ndaj Atleticos

 

Real Madridi është poshtruar në derbi ndaj Atleticos, duke u mposhtur dhe mos treguar asgjë pozitive në këtë duel.
Në konferencë për shtyp, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti ka marrë përgjegjësinë për humbjen, duke thënë se kjo është ndeshje me e keqe e Realit nën drejtimin e tij.
“Unë do të marrë përgjegjësinë e kësaj humbjeje. Kjo është ndeshja më e keqe që kur kam ardhur këtu”, tha trajneri italian.
Anceloti më tej shtoi se Atletico ishte më e mirë në çdo aspekt.
“Atletico fitoi sepse ishte më e mirë në të gjitha aspektet e takimit. Ne nuk ishim të mirë fizikisht. Atletico ishte më e mirë në të gjitha aspektet”, përfundoi trajneri italian.
 
Loading...