Ancelotti: Nuk kemi frikë nga Atletico

 

Real Madridin e pret një ndeshje e vështirë nesër, pasi do të jetë mysafire e Atletikos në “Vicente Calderon”.
Përkundër mungesave të mëdha në skuadër, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, beson në fitore, pasi skuadra e tij është e motivuar.
“Ne nuk kemi frikë nga Atletico. Po ashtu, nuk mendojmë për barazim. Jemi duke u përgatitur për ndeshje me synim të fitojmë. Ekipi është jashtëzakonisht i motivuar. Jemi përplot me vetëbesim dhe nuk dyshojmë se do të jetë një ndeshje e mrekullueshme”, tha Anceloti në konferencë për shtyp.
Italinai foli edhe për rikthimin e Cristoano Ronaldos, duke thënë se portugezi është i motivuar më shumë se kurrë.
“Cristiano është i gatshëm dhe më i motivuar se kurrë pas suspendimit”, deklaroi Ancelotti.
Atletico Madrid-Real Madrid luhet nesër nga ora 16:00./Drenicapress.info/