Ancelotti befason me fjalët që i tha gjyqtarit pas ndeshjes

Bayern Munich është eliminuar prej çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Bavarezët pas vazhdimeve kanë pësuar humbje prej Real Madridit me rezultat të përgjithshëm 6:3.

Megjithëse në konferencën për shtyp tha se gjyqtari kryesor i takimit Viktor Kassai ishte më i dobët se Bayerni, në fushën e blertë ishte e kundërta, transmeton Telegrafi.

Ancelotti ishte i qetë pas ndeshjes kur e takoi gjyqtarin.

“Bisedova me Kassain pas ndeshjes. I kam thënë: punë e mirë”, tha italiani. /Telegrafi/