Ancelotti, 120 milionë për rinovimin e Milanit

Milani raportohet se do t’i ofrojë Carlo Ancelottit një buxhet prej 120 milionë euro për ta ringjallur skuadrën.

Adriano Galliani është duke u përpjekur ta bindë Ancelottin, i cili të hënën u shkarkua nga detyra e trajnerit të Real Madridit, të rikthehet në San Siro.

Corriere della Sera raporton se dyshja kanë folur edhe për buxhetin e mundshëm me Gallianin që i ka ofruar atij 120 milionë euro për të harxhuar në tregon e transferimeve.

Tuttosport beson se paratë do të harxhohen në dy sulmues, dy mesfushorë dhe një mbrojtës.