Ana humane e Vetonit të Drenasit (Foto)

Të gjithë banorët e Drenasit dhe me gjer e njohin Vetonin e Drenasit.

Ju flet të gjithë kalimtarëve dhe çdo herë shfaqet gazmor para të tjerëve, pavarësisht sëmundjes me të cilën ballafaqohet. Është i njohur edhe për shaka të ndryshme, me të cilat ju drejtohet kalimtarëve, duke mos fyer dhe ofenduar askënd, njofton drenicapress.info

Ndër shprehjet e zakonshme të Vetonit me të cilat ju drejtohet të tjerëve janë: “Çka i kryjn punë bosit”, “a u lodhe babë”, si dhe shumë shprehje të tjera pas të cilave qytetarë të ndryshëm i japin të holla simbolike.

Vetoni shquhet edhe për përshëndetje të personave të moshuar. Fotografitë e siguruar nga drenicapress.info, paraqesin më së miri anën humane të tij, i cili ka kapur një të moshuar për krahu dhe po e ndihmon për të shkuar tek stacioni i autobusëve në Drenas.

Shembulli i Vetonit ju jep leksion të gjithëve sesi ne si shoqëri duhet të kemi më shumë kujdes ndaj personave të moshuar. /Drenica Press/