Ambasadori italian në Kosovë: Kosovarët që po ikin kanë penguar liberalizimin e vizave

Kosovarët duhet ta duan vendin e tyre. Këtë po e thonë diplomatë të huaj duke thënë se Kosova është e kosovarëve dhe se vetë njerëzit e saj duhet punuar për ta zhvilluar dhe ndërtuar. Një porosi e tillë vjen edhe nga ambasadori i Italisë në Kosovë Andreas Ferrarese. Në një intervistë në RTK, ai konsideron se shumë kosovarë janë viktima të organizatave kriminale që u premtojnë të ardhme në vendet e BE-së. Sipas tij migrimi ilegal nuk është zgjidhje. Diplomati italian tha se kosovarët duhet të rrinë dhe të ndërtojnë vendin e tyre. Ferrarese tha se migrimi ilegal nuk ndihmon në liberalizimin e vizave./drenicapress/