Ambasadori i Britanisë: Kthimi Xhabir Zharkut në Kosovë është i turpshëm

Pas kthimit në Kosovë të ish kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka reaguar ashpër ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairí O’Connell.

Ky është reagimi i O’Connell:

Xhabir Zharku është dënuar me tri vjet burg për krimet e vetë. Kthimi i tij në Kosovë është i turpshëm. Por turpi i vërtet është që gjate gjastë vitëve mbas që u lejua të ikë nga drejtësia, asgjë nuk është bërë për të parandaluar politikanët të tjerë kriminel për ta bërë të njetën gjë. Unë nuk shoh asnjë arsye për një mundesi ligjore që lejon kriminelet të iken nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit, në vend të kohës në burg. Shpresoj që reformat e drejtësisë nga Qeveria do të trajtojnë këtë boshllëk, për t’i ndihmuar ata policë dhe prokurorë që janë serioz në luften kunder krimit të organizuar. Britania ka nëvojë që Kosova të jetë partner serioz në luften kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar./Lajmi.net/

Lexo tjetër  “Fol shqip se je shqiptar”