Ambasadori i Amerikës: Kosova ta ratifikojë sa më parë Demarkacionin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, një ditë pas raportimit të Komisionit për Demarkacion në Kuvend, ka thënë se janë të zhgënjyer nga raportimi, njofton Klan Kosova.

Përmes një komunikate për media ata kanë thënë se pohimet e Komisionit janë të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.

Më pas edhe vetë ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, duke e shpërndarë qëndrimin e tyre në Twitter, ka ripërsëritur se Demarkacioni duhet të ratifikohet sa më parë.

“Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen ekzistuese sa më parë që është e mundur”, ka shkruar Delawie në Twitter.