Amazon Prime Video tani kushton vetëm 8.99 dollarë në muaj

Amazon Prime Video ishte më parë në dispozicion vetëm përmes shërbimit vjetor të Amazon Prime që kushtonte 99 dollarë dhe përfshinte dërgesat e produkteve pa pagesë shtesë.

Tani Amazon është duke ofruar tyre Prime Video si një produkt të pavarur në SHBA, dhe tani përdoruesit mund të paguajnë vetëm 8.99 dollarë në muaj për të përdorur vetëm shërbimin e shërbmit me video.

Kompania ka nisur edhe një tjetër shërbim mujor të quajtur Prime Monthly, kjo përfshin të gjitha të karakteristikat e planit të ofruar nga Amazon Prime dhe kushton 10.99 dollarë në muaj, ndërkaq shërbimi vjetor i Amazon Prime është ende në dispozicion për 99 dollarë në vit.

Amazon Prime Video tani është më e lirë se Netflix, pasi kjo e fundit e ka rritur çmimin e planeve të saj në 9.99 dollarë në muaj.