Amazon krijon 6,000 vende të reja pune në Evropë

Amazon.com Inc ka krijuar 6,000 pozita të reja pune me orar të plotë në Evropë më 2014 si kundërpërgjigje e kërkesës në rritje për shërbimet e veta, ka thënë të martën ueb-faqja amerikane e shitjeve online.

Amazon, përmes një komunikate për media, ka thënë se tani ka të punësuar 32 mijë persona brenda Bashkimit Evropian, ndërsa pozitat e reja janë hapur në logjistikë, në shërbime për konsumatorë, zhvillim të softuerëve, menaxhim të zinxhirit furnizues dhe në dizajn.

“Jemi ende në fazën e investimeve dhe mezi presim që të hapim vende të reja pune më 2015”, ka thënë Xavier Garambois, zëvendëspresident i Amazon për BE, duke shtuar se kërkesa e konsumatorëve në BE ka qenë më e madhe se kurdoherë.

Amazon thotë se rreth 1,200 vende të reja pune janë krijuar në Gjermani, tregu i dytë më i madh i kompanisë pas SHBA-ve ku ka të punësuar 10 mijë punojnë nëpër depo plus 10 mijë punëtorë sezonalë. Britania është vendi i tretë që ka më së shumti të punësuar.

Por, kompania Amazon në Gjermani është goditur me disa protesta e greva të punëtorëve për shkak të pagave dhe kushteve të punës.

 
Loading...