Aliu : “Me Policë të Vushtrrisë mos u shtyej se veç lodhesh”

Qytetarë të shumtë kanë duartrokitur aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës për arrestimin e Shefit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Disa nga policët të cilët morrën pjesë në arrestimin e Gjuriqit ishin nga rajoni i Vushtrrisë, kjo mjaftuar që shumë qytetarë të kësaj komune të jenë krenarë me këta policë.

Ndër ta është edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Vushtrri, Nasuf Aliu, i cili ka shkruar një status në profilin e tij në facebook.

Në këtë status Aliu shpreh vlerësimin dhe krenarinë për Policët vushtrrias që ishin pjesë e këtij aksioni.

Po thojnë:
“Me çaj, qebapa dhe policë të Vushtrrisë mos u shtyjë se veq lodhesh” ka shkruar Aliu në facebook.

Lexo tjetër  Sot voton Drenasi