Ali Jonuzi tregon pse u tërhoq nga gara për çmimin “Nderi i Qytetit të Vushtrrisë” (VIDEO)

Së bashku me dy të tjerë ishte kandidat për çmimin “Nderi i qytetit” në Vushtrri.

Por, asambleisti i Vetëvendosjes në Vushtrri, Ali Jonuzi, hoqi dorë nga gara për këtë titull. Për këtë i tregoi edhe arsyet.

“Të them të drejtën unë jam modest, nuk jam karrierist, si shumica e shqiptarëve që janë bërë tash dhe po shohin veç punën e tyre”, ka thënë Jonuzi, njofton Klan Kosova.

Jonuzi thotë se gara me Emin Selacin e Naser Ymerin të dy kontributdhënës  nuk e frikësoi, porse dëshiroi që këtë titull ta fitonte dikush më meritor.

Kronikë nga Merita Neziri.

Lexo tjetër  Arrestohen tre persona të dyshuar, konfiskohen armë dhe municion