Albin Kurti, akuza të rënda në Kuvend ndaj Devollëve

Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka kritikuar korporatën “Devolli” dhe përfaqësuesit e saj duke thënë se kjo korporatë ka krijuar monopol në pothuajse të gjitha fushat ekonomike në Kosovë.

Kurti ka thënë në Kuvend se Blerim e Shkëlqim Devolli janë biznesmenët të cilët për një kohë shumë të shkurtër i kanë shumëfishuar të ardhurat duke kaluar siç ka thënë edhe Bill Gates e Steve Jobs, shkruan arbresh.info.

“Edhe në Kosovë kemi emra biznesmenesh ër për një kohë të shkurtër i kanë shumëfishuar pronat e të ardhura duke tejkaluar edhe Bill Gates e Steve Jobs. Kështu ka ndodhur me Blerim e Shkëlqim Devollin. Çka zbuluan ata që u pasuruan kështu. Kosova jo vetem që ështe shtet i kapur është edhe ekonomi e kapur. Devollët kanë krijuar monopol në shumë fusha, ata kanë shkatërruar fushat tona”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, terminalet doganore janë dorëzim i pastër i shtetit pasi kur privatizohen Dooganat, privatizohen edhe doganierët./Arbresh.info.

 
Loading...