Alberita Preni dhe GT bëjnë “Marre” për Shën Valentin

Ka kohë që është paralajmëruar projekti i ri muzikor i këngëtares bukuroshe Alberita Preni.

Siç u bë e ditur edhe më parë, ajo këtë herë nuk po vjen vetëm, por në bashkëpunim me reperin Edison Tërnava, i njohur si GT, i cili kishte munguar për një kohë në muzikë.

Dyshja i kanë bashkuar forcat për këngën me titull “Marre”, që sapo është publikuar në Youtube. Kjo këngë me titull goditës, është punuar nga studio “Unix Production”, që është përkujdesur për muzikën dhe tekstin.

Videoklipi është realizuar nga “Pinkmoon” dhe siç mund ta shihni është një produksion serioz, profesional dhe që shihet se është punuar shumë në detaje.

Kënga “Marre” lansohet në Shën Valentin, ndonëse dashuria nuk është “Marre”. Ndryshe, këngëtarja Alberita Preni më herët ishte aktuale me videoklipin e këngës “Për ty jam tu menu”, që e bëri atë të njohur për publikun shqiptar.

Ju ftojmë të dëgjoni “Marre” nga Alberita dhe GT.