Aksidentohet në Maqedoni ish-ministri i Edi Ramës (Foto)

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Maqedoni. Më saktë aksidenti ka ndodhur në Kumanovë. Lajmi është konfirmuar nga policia lokale.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu ka vizituar ish-ministrin Arben Ahmetaj në spital e Kumanovës pas aksidentit që pati ai sot në rrugën Tabanovcë-Kumanovë.

Përveç Arben Ahmetaj janë edhe dy persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc-Kumanovë. Në aksident janë përfshirë tre makina, një prej të cilëve autobus dhe tjeri Range Rover me targa të Shqipërisë në të cilën e drejtonte ish-ministri Financave të Shqipërisë, që ka goditur një automjet tjetër.

Arben Ahmetaj, ka marrë disa plagë dhe po ashtu kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë të cilët janë në Klinikën e Shkupit dhe në spitalin e Kumanovës.

 
Loading...