Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident ka ndodhur sot rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë ka ndodh një aksident komunikacioni ku një veturë ka mbetur e rrokullisur.  Edhe pse është terren i sheshtë dhe rruga ka qenë plotësisht e terur, nuk dihet se si ka përfunduar kjo veturë e cila është rrokullisur në këtë gjendje.

Rastin është konfirmuar edhe nga zëdhënësi rajonal i policisë, Avni Zahiti, i cili tha se dy me lëndime të lehta kanë kërkuar ndihmën mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë, pos pas trajtimit menjëherë janë liruar nga aty.