Aksident i rëndë, vetura godet këmbësoren në Prishtinë (Foto)

Një grua është goditur nga një veturë në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, në natën e së hënës.

Mësohet se e aksidentuara është në gjendje të rëndë dhe se është dërguar menjëherë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Policia nuk ka qenë e qasshme për të dhënë më shumë informata.

Zona ku ka ndodhur aksidenti është pa ndriçim që një kohë të gjatë, ndërsa semaforët nuk punojnë në orët e vona.