Aksident i rëndë në Mitrovicë, pesë persona dërgohen urgjentisht në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Mitrovicë, ku për pasojë ka pasur edhe të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se  në aksident janë përfshirë dy veturë civile.

“Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë./Veriu.info/

Lexo tjetër  Thaçi: Nuk ka pëlhurë që mbulon madhështinë e Skënderbeut