Aksident i rëndë në Klinë, treni godet veturën (Foto)

Një aksident ka ndodhur në fshatin Jagod të komunës së Klinës.

Vetura e tipi Audi, është goditur nga treni duke shkaktuar lëndimin e disa personave, shkruan lajmi.net

Sipas informacioneve të para të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku po zhvillohen hetimet.