Aksident në Vushtrri, dy persona dërgohen urgjentisht në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, ku për pasojë ka pasur edhe persona të lënduar, raporton Veriu.info

Mësohet se ky aksident që janë përfshirë dy automjete, të lënduar kanë mbetura katër persona.

Si pasojë e lëndimeve të mëdha, dy nga të lënduarit janë dërguar urgjentisht për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, të cilët janë duke e hetuar rastin.

Lexo tjetër  Zyrtare, nënshkruhet koalicioni LDK-AKR në Ferizaj (Video)