Aksident në fshatin Polac të Skenderajt, makina del nga rruga ka të lënduar (FOTO)

Sipas burimeve të portalit Drenica Press një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18 të mbrëmjes, ku një makinë ka rënë nën rrugë në fshatin Polac të Skenderajt, transmeton Drenica Press.

Deri më tani mësohet sipas burimeve tona se shoferi i makinës ka pësuar lëndime, ndërsa Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës fillore në Polac në rrugën që lidh Skenderajn me Vushtrrinë.

Kujtojmë se në vendin që ka rënë makina është një rrugë e cila ka mbetur e papërfunduar nga punimet dhe kjo përbënë një rrezik të madh për ngasësit e makinave./DRENICA PRESS/