Aksident në fshatin Abri, dy persona bëhen për spital (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Abri të Drenasit, ku për pasojë ka edhe të lënduar.

Në këto foto të bëra nga një lexues i portalit Veriu.info, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Mësohet se nga aksidenti të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK./Veriu.info

Lexo tjetër  Vjedhin cigare në vlerë prej 400 euro, policia e Gjilanit jep detajet