Aksident i rëndë në Polac të Skenderajt, ka të lënduar (FOTO)

Një aksidetn komunikacioni ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt rreth orës 9:40, transmeton portali Drenica Press.

Siç mëson Drenica Press, në rrugën që të shpie për Vushtrri dy makina janë aksidentuar dhe për pasojë nga ky aksident ka të lënduar.

Nga burimet e Drenica Press mësohet se në vendin e ngjarje menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes Policia dhe ambulanca për t’ju dhënë ndihma mjekësore të lënduarve.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti dhe gjëndja e të lënduarve. Portali Drenica Press do t’ju mbaj të informuar./DRENICA PRESS/

Lexo tjetër  Nuk pranoi veshjen islamike, familja qeth tullace vajzën në Itali