Aksident i rëndë në hyrje të Vushtrrisë, policia jep detaje (Video)

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka pranuar informatën se rreth orës 15:00 një aksident trafiku ka ndodhurnë hyrje të Vushtrrisë.

Rastin e ka treguar Zëdhënësi i PK-së, për këtë rajon, Avni Zaiti.

Ai ka thënë se në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion.

Sipas tij, lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësorë.

Ndryshe, aksidenti në fjalë ka shkaktuar tollovi në vendin e ngjarjes, ku si pasojë e kësaj ka bërë që të krijohen kolona të mëdha afërisht deri në 10 kilometra.

 

 

 

Lexo tjetër  Isa Mustafa ia ka ndarë 23 mijë euro televizionit të Serbisë