Aksident i rëndë në Drenas (foto)

Aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 8 e 20 në fshatin Poklek i ri, rruga Komoran-Drenas ka lënë një person me lëndime të rënda, transmeton Express

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Vozitës i veturës “Passat” ka mbetur i ngujuar brenda makinës dhe ka marrë ndihmë nga zjarrfikësit. Këtë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, duke shtuar se viktima tani është dërgua në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe po e merr trajtimin.

Aksienti në fjalë ka prodhuar edhe kolona të gjata në rrugë, duke i detyruar ngasësit e makinave të gjejnë rrugë aletrantive.

Sipas gazetarit të Drenicapress në teren, ngasësit e makinave kanë gjetur rrugë alternative nga Shtrubullova që del në Zabel të Ulët.

aksidenti drenas 3

aksidenti drenas 4

aksidenti drenas 1

aksident drenas 5