Aksident i frikshëm, shpëton për mrekulli istogasi (FOTO)

Një aksident i frikshëm në shikim të parë është regjistruar sot në mëngjes në fshatin Gllaviqicë të Pejës. Vetura e tipit Audi është rrokullisur në rrugën me borë duke përfunduar në një zonë malore. Indeksonline mëson se ngasësi i automjetit është Albert Osmanaj nga fshati Gurrakoc i Istogut. Për fat të mirë, Alberti ka shpëtuar me lëndime të lehta dhe se tani ndodhet në shtëpinë e tij.