AKR në Vushtrri : Nuk kemi vendim për koalicion me asnjërin prej kandidatëve

Dega e AKR-së në Vushtrri ka mohuar zërat se ajo ka ndonjë marrëveshje apo vendim për koalicion me ndonjërin nga kandidatët që kanë hyrë në balotazh për Vushtrrinë.

AKR i ka demantuar këto lajme të plasuara kryesisht në portalet lokale duke thënë se këto lajme dhe informata nuk janë të vërteta, duke mos mohuar takimet të cilat vetë dega e kësaj partie në Vushtrri ka pohuar se i ka zhvilluar me LDK-në dhe njëherë me PDK-në.

Në vijim gjeni reagimin e plotë të postuar në profilin e kryetarit të degës së kësaj partie në Vushtrri, Nasuf Aliu :