AKR në Vushtrri me përgatitjet finale për asamble dhe me kandidatin për kryetar komune

Pas takimit të sotëm të përbashkët të mbajtur në mes të kryesisë së Degës dhe anëtarëve të tjerë që janë pjesë e strukturave të Degës së AKR-së në Vushtrri, u disktuan shumë çështje të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale, përkatësisht mobilizim të secilit për të kontribuar që të jetë një proces zgjedhor i mirëfilltë dhe sjelljen e rezultateve të nevojshme për Vushtrrinë e shpresës, Vushtrrinë e Re.

Me këtë rast kryetari i degës së AKR-së në Vushtrri theksoi se ka ardhur koha që të kthehet çdo gjë në vendin e duhur, andaj duhet të përvishën të gjithë për të punuar drejt realizimit të qëllimeve për të cilat janë përcaktuar prej kohësh në programin e vizionit Pacolli.

“Kemi kandidatët më të mirë që kemi pasur ndonjëherë, kemi përvojën e sfidave, kemi informatat e duhura dhe zgjidhjet më konkrete, andaj nga sot t’i përvishemi punës dhe t’i realizojmë qëllimet e përcaktuara qysh para shumë kohësh.
Tani më tepër se kurrë besojmë dhe shpresojmë në përzgjedhjen e të duhurve, sepse qytetarët meritojnë të kenë një proces të hapur dhe transparent zgjedhor ku të gjithë kandidatët kanë të drejtë të ndegjohen nga votuesit dhe të gjithë votuesit kanë të drejtë të vendosin vet pa presion për të preferuarin e tyre dhe përmes tyre të ndërtojnë shpresë për zhvillimin e një jete normale.
Me këtë rast pothuajse u finalizua edhe lista e kanidatëve që do t’i hyjnë garës për deputet dhe njëkohësisht tashmë kemi afër edhe emrin e personit që do të kandidojë për kryetar komune e që shpresojmë dhe besojmë ta kemi fitues potencial në këto zgjedhje”, tha kryetari Nasuf Aliu.