Akademia e shkencave me mbrëmje muzikore- letrare

Për nder të 7 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, ka organizuar mbrëmje muzikore letrare.
Gjashtë këngë solo nën shoqërim të pianos, dy duete vokale operistike dhe një cikël fragmentesh poetike-letrare kanë shoqëruara mbrëmjen e sotme muzikore-letrare, të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, për nder të 7 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Këngët Solo ishin të kompozitorëve tanë të njohur të brezave të ndryshme, si Zeqirja Ballata, Rauf Dhomi, Mendi Mengjiqi dhe Avni Mula.
Fragmentet Poetike-Letrare kanë qenë të shkrira në një tersi me titull “Mall Lirie”, të gjashtë krijuesve të mirënjohur të kombit shqiptar siç janë: Ismail Kadare, Azem Shkreli, Anton Pashku, Ali Podrimja, Tefki Dervishi dhe Mehmet Kajtazi.
Interpretuesit e kësaj nate ishin, Selman Lokaj- aktor, Marigona Çerkezi –soprano dhe Misbah Kaçamaku-piano.
Të pranishëm në këtë koncert muzikor ishin edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Isa Mustafa.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, tha se ky institucion çdo herë e ka festuar këtë festë dhe se gjithmonë do të bëj këtë gjë.