Ajnishahe Halimi akuzon Sekretariatin e VV-së për metoda diktatoriale

Ajnishahe Halimi e profilizon “Vetëvendosjen” si subjekt politik në krye të së cilës ka udhëheqës që përdorin metoda diktatoriale. Sipas saj, Sekretariati është organ i cili vendos për gjithçka në parti, e nëse ndonjëri prej anëtarëve e shmang atë, atëherë ai thirret në biseda informative.
Madje edhe deputetët e VV-së i nënshtrohen këtij diktati. Për “padëgjueshmëri” është thirrur në biseda edhe ish-koordinatorja e VV-së për Skënderaj, Ajnishahe Halimi. Ajo ka deklaruar se sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, i ka kërkuar të bëjë “autokritikë” pas deklarimeve të saj.
Por, këshilltarja e Kuvendit Komunal të Skënderajt ka thënë se kjo ishte më e pakta që ka mundur të bënte, pas akuzave dhe fyerjeve që kishte marrë nga zyrtarët e lartë të VV-së.
VV-ja e Halimit u emeton anëtarëve të saj filma ideologjikë për t’i motivuar. Në një intervistë ekskluzive për “Kohën ditore”, Halimi ka vendosur t’i çelë letrat.