Aguero, dëshira e Ancelottit

 

Dy qendërsulmuesit e Real Madridit, Karim Benzema dhe Javier Hernandez-Chicharito, këtë sezon së bashku kanë shënuar 16 gola këtë sezon. Shumë pak për dy sulmues te klubi mbretëror.
E si duket kjo shterpësi golash ka detyruar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, që të mendoj për tranferimin e një sulmuesi të ri.
Sipas mediave angleze, strategu italian ia ka vënë syrin sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero, i cili këtë sezon ka shënuar 17 gola.
Sulmuesi argjentinas nuk është i kënaqur sa duhet me qëndrimin te kampionët anglez, pasi City shumë herët eliminohet nga Liga e Kampionëve dhe thuajse i dorëzuar në luftën për titull, dhe një ofertë serioz e madrilenëve mund ta shtyjë drejt “Santiago Bernabeut”./DrenicaPress/