Agim Bahtiri e bën nipin drejtor në Komunë, e kishte shofer |Foto

Kryetari i Komuës së Mitrovicës shquhet për lëvizje të shpeshta në drejtori, e sidomos brenda kabinetit të tij.

Loading...

Tash së fundmi, shefin e kabinetit Nehat Bahtirin, e ka emëruar drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, shkruan gazetametro.net.

Mirëpo, mbiemri i këtij të fundit nuk është rastësor, pasi ai është nip i vetë kryetarit Agim Bahtiri. Nehati është djali i vëllait të kryetarit, dhe ka jetuar deri vonë në Holandë.

E se ka ardhur vonë në Kosovë, vërehet nga CV’ja ‘modeste’ e tij. Në faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës vetëm dy rreshta përshkruajnë shkollimin dhe përvojën e deritani shefit të kabinetit, tani drejtor.

“Ka vijuar shkollimin në institutin e teknologjisë në Irlandë”, shkruan në CV e tij, duke mos u përmenduar asnjë emër zyrtar i institucionit.

“E gjithë përvoja dhe aktiviteti i punës është zhvilluar jashtë Kosovës”, thuhet shkurt në CV, duke mos u saktësuar fare se cilat kanë qenë eksperiencat e tjera të punës.

Sidoqoftë, për Nehat Bahtirin ardhja në këtë post nuk kishte qenë edhe aq e kollajshme. Sapo erdhi në Kosovë ai nuk gëzoi besim aq të madh, pasi punoi vetëm si shofer i kryetarit. Për pak vite, arriti  të bëhet shef kabineti e drejtor.

Ndërkohë, ardhja e Nehat Bahtirit në këtë post u mundësua pas shkarkimit të Musa Dragajt nga ky post. Me Dragajn kishte pasur probleme që lidhen rreth votës së një të afërmi të ish-drejtorit për një çështje në asamble.

Ndryshe, tash drejtori i ri në Komunë, njihet si ‘udhëndreqës’ për punësimin e militantëve të AKR’së, siç është rasti i fundit me dy bashkëfshatarë nga Gushaci, fshati i tij dhe kryetarit./gazetametro.net

Lexo tjetër  Pse paraqitet dhimbja e kokës gjatë ushtrimeve