Agani e Mulaku biseduan për procesin e legalizimit të ndërtimeve

 

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, priti në takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun, me të cilin biseduan për procesin e legalizimit të ndërtimeve, proces ky që nga të dy bashkëbiseduesit u cilësua si shumë i rëndësishëm.
Ministri Agani, njoftoi kryetarin Mulaku me punën dhe përgjegjësitë që i takojnë kësaj ministrie në procesin e legalizimit, ndërsa shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe në fusha dhe projekte tjera që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Ndërsa, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, fillimisht falenderoi ministrin Agani për pritje dhe njëkohësisht i uroi postin e ri duke i dëshiruar punë të mbarë.
Duke folur për legalizimin e ndërtimeve, Mulaku tha se ky proces në Komunën e Vushtrrisë, po ecën në dinamikën e paraparë.
Ai shprehu bindjen se i gjithë procesi i legalizimit do të përmbyllet në afatin e caktuar, ndërsa bëri të ditur se deri më tani janë dorëzuar mbi 2 mijë aplikacione për legalizim të ndërtimeve.
 
Loading...