Aeroporti “Adem Jashari” liron shërbimet dhe çmimet e aterrimit

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës‚ “Adem Jashari” Limak Kosovo, ofron 20% lirim në shërbime të aeroportit dhe deri në 100% në çmimet e aterimit. Kështu thuhet në një komunikatë për medie të këtij aeroporti.
Me miratimin e Autoritetit të Aviacionit Civil (CAA) dhe në pajtim me Njësinë e Partneritetit Publiko Privat (PPP), duke filluar nga sot aeroporti ofron program nxitës për kompani ajrore.
Përveç programit të tanishëm nxitës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‚Adem Jashari‘ ofron 20% lirim në shërbimet e aeroportit për ditët me më pak ngarkesë në vajtje/ardhje.
Më tej, 100 % lirim ofrohet në çmimet e parkingut të aeroplanit bashkë me zonën e mirëmbajtjes për përdorim, për kompanitë ajrore të cilat stacionojnë së paku një aeroplan në ANP ’Adem Jashari‘ Limak Kosovo.
Me këtë program nxitës kemi për qëllim të tërheqim kompani të reja ajrore dhe frekuenca shtesë të fluturimeve, të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e çmimeve e biletave‘ tha drejtori gjeneral i ANP ’Adem Jashari‘, Haldun Firat Köktürk.
Të gjitha ofertat e ofruara më parë nga LKIA për destinacione të reja, frekuenca shtesë dhe oferta tjera si volum të lartë të trafikut, përkrahje në marketing etj janë pjesë e programit të ri nxitës, gjithashtu.
Inkurajojmë përfaqësuesit e kompanive ajrore që për të dhëna shtesë të vizitojnë Ueb Faqen zyrtare të LKIA-s, thuhet në komunikatë.