Aeroplani bën ulje të detyruar, shkak krisja e dritares së kabinës

Një aeroplan pasagjerësh i Turkish Airlines, gjatë rrugës për në Stamboll, bëri një ulje të detyruar në aeroportin Nuremberg të Gjermanisë, pasi dritarja e kabinës së tij kishte pësuar një krisje.
Aeroplani që po fluturonte nga Duseldorfi drejt Stambollit u ndalë në Nuremberg, rreth orës 2.58, ka bërë të ditur një zëdhënëse e kompanisë.
Sipas medieve të huaja, pasagjerët ishin evakuuar nga aeroplani dhe ishin marrë në terminal për të pritur fluturimin e radhës, përderisa ekspertët e mekanikës kishin ekzaminuar dëmtimin e aeroplanit.